Surprise Me!

Publikimi i SMS, Kadeli: Të mbahet përgjegjësi për nxjerrjen e sekretit shtetëror

2015-08-22 1 Dailymotion

Përgjimi i Kryeministrit në një vend demokratik është cënim i sigurisë kombëtare. Kështu deklaron deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli, lidhur me mesazhin e bërë publik nga opozita. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News ai deklaroi se institucionet e specializuara duhet të mbajnë përgjegjësi për nxjerrjen e sekretit shtetëror. Për deputetin e LSI-së, Komisioni hetimor i ngritur për lëvizjet në polici nuk prodhoi asgjë përveç kostos financiare në kurriz të shqiptarëve. Megjithatë në intervistën me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Kadeli shprehu rezerva për disa ndryshime në policinë e shtetit. Deputeti Kadeli sqaroi dhe qëndrimin e tij kundër në Komisionin e Ekonomisë për ndryshimet e bëra në projektligjin për ndihmën sociale nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Në vijim të intervistës, Kadeli shtoi se si ai vetë, por dhe grupi parlamentar i LSI-së preferojnë të jenë servilë të qytetarëve, paçka se qëndrimet e tyre herë-herë mund të bien ndesh me mazhorancën qeverisëse.

Buy Now on CodeCanyon