Mazhoranca vendos të kryejë pa opozitën reformën adminisrativo- territoriale.

Në ditën që skadoi ultimatumi i vënë seancën e shkuar që pakica të zinte vendet e saj në Komisonin e posaçëm për reformën, shumica ka depozituar në Kuvend edhe vendimin për ndryshimin e përbërjes së tij, në mënyrë që Komisioni të funksionojë edhe pa opozitën.

Do të jetë pikërisht Konferenca e Kryetarëve ditën e hënë që do të përcaktojë futjen e këtij vendimi në seancë plenare .

Pasi ka pritur më shumë se dy muaj opozitën, mazhoranca ka vendosur të heqë të gjitha ato pengesa që kërkonin praninë e të dyja palëve për veprimtarinë e Komisionit.

Kështu, nga 16 anëtarë që kishte Komisoni, në mënyrë të barabartë, 8 nga mazhornca dhe 8 nga opozita, sipas propozimit që pritet të bëjnë të majtët, Komisoni do të ketë 16 ose 17 deputetë vetëm të shumicës.

Anëtarët që do të shtohen do të jenë pikërisht përfaqësues të mazhorancës. Me këtë ndryshim krijohet mundësia që mazhoranca e majtë të ketë në Komision kuorumin e nevojshëm për të nisur mbledhjet, por edhe për të marrë vendimet me shumicën e të gjithë anëtarëve.
Vendimi i shumicës pritet të sjellë një ashpësim të marrëdhënieve me pakicën, pasi opozita ka paralajmëruar protesta në rrugë, në rast miratimi të njëanshëm të kësaj reforme.