TIRANË - Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i ka dërguar një tjetër letër Presidentit Bujar Nishani me 65 vendime gjykatash që sipas vlerësimit të tij, duhet të shqyrtohen hollësisht nga ana e KLD-së.

"Një listë me rreth 65 vendime të gjykatave, të cilat në vlerësimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme meritojnë një shqyrtim të hollësishëm, iu dërgua Presidentit të Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë", shkruan në letrën e tij ministri Tahiri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në letrën e drejtuar sot Presidentit Nishani vlerëson se "vendimet e gjykatave nuk janë pronë private as e gjyqtarit të çështjes, as e palëve të përfshira dhe as e autoriteteve që qeverisin gjyqësorin, madje përkundrazi, diskutimi mbi vendimet e gjykatave përmbush dhe plotëson nevojën për respektimin e tyre dhe të gjyqësorit në tërësi".

Në këtë kontekst ministri Tahiri kërkon ndërhyrjen e Presidentit për të vënë në lëzivje KLD-në, për të shqyrtuar zbatimin e ligjit dhe standardet e dhënies së drejtësisë për qytetarët, qoftë të akuzuar apo më shumë akoma, të dëmtuar nga vendimet e përmbledhura në listën bashkëngjitur letrës.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme këto vendime të gjykatave janë "më së paku të diskutueshme, në mos fort absurde, të cilat nga njëra anë kanë efekt shkatërrues mbi pritshmërinë e qytetarëve për drejtësi, por nga ana tjetër betonojnë kulturën e pandëshkueshmërisë duke ricikluar kriminalitetin dhe paligjshmërinë".