TIRANE - Punonjësit e televizionit "Albania Scren" kanë protestuar sot përpara dyerve të këtij institucioni, për vonesat në marrjen e pagave. Një pjesë e tyre janë shkarkuar nga detyra gjatë kohëve të fundit, ndërkohë që pretendojnë se prej 7 muajsh nuk paguhen nga pronarët e televizionit.<br /> <br />Nga biseda me punonjësit, ata shtojnë se kanë kërkuar edhe takim me drejtuesit e televizionit, për të gjetur një shpjegim mbi fatin e pagesave të vonuara. Por siç kanë deklaruar, deri tani kanë hasur në mungesë komunikimi.<br /> <br />Protesta e sotme nuk kishte gjetur mbështetjen e të gjithë kolegëve nga stafi i AS-së. Por siç na thanë punonjësit protestues, ajo kishte për qëllim paralajmërimin e drejtuesve dhe pronarëve të AS-së, përpara se të shkohej drejt një përshkallëzimi.
