Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përkrah themelimin e gjykatës speciale për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë.

Duke deklaruar votën pro të deputetëve të tij në Parlament, Haradinaj në një intervistë në Ora Live tha se krijimi i gjykatës është domosdoshmëri, për të hequr njëherë e mirë dyshimet mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj u shpreh edhe pro zgjatjes së mandatit të EULEX, pasi sipas tij është një formë e re e prezencës së misionit në Kosovë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e sheh reale mundësinë që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për të cilat paraqiti dhe skenaret e mundshme.

I pyetur mbi aleancat e mundshme para dhe paszgjedhore, ai përjashtoi aleancën me kryeministrin aktual Thaçi, duke lënë të hapur derën për çdo parti jashtëqeverisjes, që sipas tij mund të sjellë zhvillim të vendit.