KAKAVIJE - Fluks i lartë emigrantësh në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë për kthimin e emigrantëve në atdhe për festën e Pashkëve. Në pikën kufitare të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 5048 shtetas dhe 1312 automjete. Po nga kjo pikë kufitare kanë dalë 2792 shtetas dhe 558 automjete.

Mësohet se pala jonë po punon me 3 sportele në hyrje si dhe 2 në dalje.

E njëjta situatë paraqitet edhe në pikat kufitarë të Kakavijës dhe Tre Urat, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 5500 shtetas shqiptarë si dhe 1250 automjete.

Ndërkohë po nga këto pika kufitare kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit 3720 shtetas dhe 630 automjete.

Në këto pika, mësohet se pala jonë po punon me 5 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, ndërsa pala greke me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.