Tani që misioni i tij në Shqipëri mbaroi mund të zbulojë diçka më shumë. Në intervistën e fundit si Ambasador i BE në Tiranë, dhënë gazetarit Patrik Sadikaj në emsionin e tij "Hard Disk" në Ora News, Ettore Sequi, rrëfen si u bekua reforma zgjedhore në negociatat e vështira mes palëve, në një ndër kafenetë e Tiranës.<br /><br />Pavarësisht mundimit për të arritur deri aty, për Sequin ajo mbetet një ndër çastet më të bukura, që ka kaluar në vendin tonë.<br /><br />Ambasadori tregon se dialogu në politikën shqiptare, nuk ka qënë i lehtë dhe as nuk do të jetë, megjithatë besimin nuk i mungon.