Elbasan-Nënë e bir humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët një orë pas mesnatës së të dielës .
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Brigada e 17- Sulmuesve. Viktimat janë Lumturi Basha e moshës 30-vjeçare dhe djali K. Basha 7-vjeç , të komunitetit rom.
Nga flakët është plagosur dhe ndodhet në gjëndje të rëndë edhe kryefamiljari, Edmond Seferi.
Për të shuar flakët janë dashur dy zjarrfikëse. Edhe banorë të zonës kanë tentuar t'i vijnë në ndihmë për të shuar flakët por ka qenë e pamundur.
Sipas policisë shkak i zjarrit mund të ketë qenë soba me dru. Fakti që banesa ishte improvizuar me dërrasa, kartona dhe llamarina ka favorizuar shumë shpejt përhapjen e flakëve dhe gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash.
Banesa e përfshirë nga flakët ndodhet në lagjen ku jetojnë banorë të komunitetit egjiptian.