Surprise Me!

Laç, bashkëpunim institucional për integrimin e personave me aftësi të kufizuar

2015-08-22 2 Dailymotion

Njohja e problemeve dhe ndërhyrja për minimizimin e tyre me të cilat përballet kategoria e personave me aftësi të kufizura, kanë qenë në qendër të takimit të organizuar në Laç, me institucionet vendore të këtij qyteti. <br />Elona Mehmetaj në cilësinë e zëvendës kryetares së Karitasit shqiptar është shprehur se në Laç ka një numër të lartë të personave të prekur nga problemet mendore dhe fizike, ndaj është i domosdoshëm bashkëpunimi institucional, për ti krijuar kësaj shtrese lehtësira ndërsa ka bërë thirrje që edhe qeveria të kushtojë më tepër vëmendje ndaj tyre.<br />Kryetarja e kësaj shoqate në Laç, Ziza Isufi, ka theksuar për nevojën për mbështetjen e strukturave përkatëse, për tu ardhur në ndihmë. <br />Në Laç ka theksuar ajo ka një numer të madh personash ndaj po punohet dhe me stafe të rinjsh dhe sociologësh në ndihmë të këtyre personave.

Buy Now on CodeCanyon