TIRANE - Mazhoranca miraton projektligjin për Kontrollin e Lartë të Shtetit por pa i dhënë të drejtë këtij institucioni të ushtrojë të drejtë mbi tatimet. Por ky amendim i kontestuar nga mazhoranca ka shkaktuar debatet mes palëve.

Në fjalën e tij Leskaj tha se ndalimi i adutimit të tatimeve nga Kontrolli i Lartë i Shtetit bëhet për interesa të qeveritarëve.

"Në rast se ju do të cënoni të drejtën e KLSH-së për të përmbushur detyrimin kushtetues për të audituar të ardhurat publike, atëherë më vjen keq zoti kryetar ju bëni një ligj në përputhje me standardet e Zimbabves, jo me të BE. Dhe ky nen, ky bllokim, që bëhet për të mbrojtur KLSH, nuk bëhet për të mbrojtur tuaja, unë jam i vetëdijshëm, por bëhet për të mbrojtur interesat qeveritare." tha Leskaj

Por Armando Subashi ka deklaruar se auditimi i KLSH-së për tatimet e bie në kundërshtim me kushtetutën.

"Po t'i referohemi asaj çka parashikon kushtetuta, sigurisht që auditimi i IT dhe auditimi i përformancës dalin jashtë atyre parashikimeve që ka parashikuar kushtetuta." u shpreh Subashi

Ndërkaq, në projektligjin e dytë për ndryshimet në kodin penal, i ftuar ishte Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i cili deklaroi se gjykatat po tregohen liberale ndaj personave të kapur me tritol apo drejtuesve të makinave

"Ndërkohë që gjykatat kanë ndjekur një politikë përsëri më vjen keq ta them, liberalizuese në dënimet në këto raste. Nga inspektimi që ka bërë policia e shtetit në thuajse të gjitha magazinat dhe subjektet e liçensuara, për import, tregtim, të lëndëve eksplozive për qëllime të përdorimit civil, 100% ishin janë kushteve teknike dhe mjafton t'ju them se është po ky eksploziv që përdoret edhe për ngjarje kriminale, në rastet e Komisariatit të Fushë-Krujës. Nga ekspertiza është eksploziv që përdoret për qëllime civile" tha ministri Tahiri

Ndërkaq, projekligji për ndryshimet në kodin penal u miratua në parim, nga ku do të ashpërsohet dëmini për veprat me tritol, futja si vepër penale e personave që nuk paguajnë energjinë elektrike si dhe dënimi me minumi 10 ditë burg për drjejtim mjeti pa patent apo në gjëndje të dehur. (a.ç/shqiptarja.com)