Surprise Me!

Shpronësimi i fermerëve, Duka: Të ishte kryer para nisjes së punimeve Fier-Levan

2015-08-22 1 Dailymotion

Vendosja e çmimit të tokës për çdo fshat dhe jo për çdo ngastër, ka pezulluar punimet e Bypassit Fier- Levan në komunën Dermenas. Fermerët nuk janë dakort me çmimin e kompesimit të tokës, duke qenë se në shifër nuk është bërë vlerësimi i treguesve të pjellorisë së tokës bujqësore.<br />Valentina Duka, nën cilësinë e Drejtoreshës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Fier, kërkon rishikim të çmimit të caktuar nga Vendimi Këshillit të Ministrave, ku thuhet se vlerësimi i tokës duhet të bëhet në bazë të pjellorisë që ka ngastra, duke përfshirë në çmim edhe të mbjellat në këto sipërfaqe toke.<br />Sipas Dukës, duhej bërë vlerësimi i të mbjellave dhe shpronësimi para fillimit të punimeve. Kjo bazuar në eksperiencën e hidhur me fermerët e komunës Levan dhe Cakran, të cilët aktualisht janë në proces gjyqësor, pasi nuk kanë përfituar ende shpronësim.<br />Në 1.2 km të gjatësisë së segmentit të territorit administrativ të komunës Dermenas, preken rreth 180 familje fermere, që kërkojnë shpronësim të tokës bujqësore.

Buy Now on CodeCanyon