Fushë Krujë- Një tjetër shpërthim trondit qytetin e Fushë Krujës.

Gati dy orës pas mesnatës së 21 prillit 2014 persona ende të paidentifikuar kanë shpërthyer me eksploziv një furgon i cili përdorej për të lëvizur pasagjerë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 02:00 dhe furgoni tip taksi 8+1 me targa AA900T ishte në pronësi të shtetasit Bujar Zalla.

Mendohet se eksplozivi është vendosur në pjesën e parme të motorit të makinës.

Furgoni ka qenë i parkuar pranë banesës së Zallës, e cila ndodhet në qendër të Fushë-Krujës, vetem 50 metra larg nga godina e komisariatit të policisë.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur dëme në njerez apo demtime te banesave perreth

Janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve të këtij shpërthimi.

Gjithashtu do të merret në pyetje edhe pronari i furgonit.