Surprise Me!

Naço: KLD si repart ushtarak, Çefa: Akuza politike

2015-08-22 0 Dailymotion

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dhe zëvëndëskryetari i KLD-së, Elvis Çefa u përballën me njëri-tjetrin në akuza të ndërsjellta për situatën në këtë Këshill në studion e Ora News gjatë debatit mes tyre në "Tonight Ilva Tare".<br />Ndërsa Cefa tha se KLD ka vepruar me efiçencë dhe Integritet, Ministri Naço iu përgjigj duke theksuar se ky institucion funksionon si "repart ushtarak" për të bërë "qoka".<br />"Një gjyqtar që nuk mori asnjë votë në KLD për kryetar gjykate rrethi, mori 13 vota për kryetar gjykate Apeli"- tha ministri Naço, duke e konsideruar këtë si "qokën e rradhës", apo i "ka pëlqyer dreka në lokal".<br />Për Çefën ky ka qënë kandidati më i mirë i mundshëm dhe ka qënë një vendim unanim pikërisht për këtë arsye.

Buy Now on CodeCanyon