Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti të martën peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli, të shpallur përkatësisht kampionë dhe nënkampionë të Europës në dygarësh, për peshat 77 kg, në kampionatin europian të peshëngritjes, i zhvilluar në Tel Aviv dy javë më parë. <br />Pas takimit, kryetari i Kuvendit tha se të gjithë ndjehemi të detyruar ndaj Erkandit, Danielit dhe gjithë ekipit kombëtar të peshëngritjes.<br />Meta bëri dhe një batutë kur tha <br />"këtu ka shumë kampionë përveç meje në pak metra katrorë" duke kujtuar rininën e tij kur ka qenë peshëngritës.
