Edhe fëmijët e shkollës ndërkombëtare World Akademy of Tirana i janë bashkuar aktiviteteve që sot kryhen në gjithë botën për të treguar kujdes, dashuri dhe vëmendje për Planetin Tokë.<br />Të gjithë klasat, nga më të vegjëlit, deri te më të rriturit, bashkë me mësuesit, morën nismën për të pastruar mjediset e gjelbërta të Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë.<br />Duke u argëtuar, por njëkohësisht duke punuar për një mjedis më të pastër, fëmijët mblodhën thasët me mbeturina të hedhura rreth e qark, duke i depozituar në vendet e përshtatshme.