KRUJE -- Makina e Drejtorit të Policisë së Lezhës ka përplasur një motor duke shkaktuar një të plagosur.<br /> <br />Aksidenti ka ndodhur në Krujë në afërsi të Thumanës, ndërsa mësohet se makina e kryepolicit Niko Brahimi drejtohej nga shoferi i tij.<br /> <br />I aksidentuari ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
