Shkoder- Një 55 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Vukatanë të komunës Gur i Zi në Shkodër.

Nga të dhënat e para viktima është Kol Drini.

Sipas burimeve nga policia e Shkodrës, të cilave i referohet Ora News viktima është ekzekutuar me snajper, në momentin kur 55 vjeçari po punonte tokën.

Korrespondenti ynë në Shkodër Bepin Kolvataj informon se vrasja ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm dhe një grup hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe të autorëve.

Dyshohet se vrasja mund të ketë motiv konfliktet e pronësisë.

Policia po merr në pyetje dëshmitarë që mund të kenë parë vrasjen për të çuar në arrestimin e autorit.