TIRANE - Me arrestimin e Gerti Pashjas, ka shkuar në 9 numri i personave të arrestuar si pjesëtarë të rrjetit të rekrutimit të besimtarëve musliman për të shkuar përkrah farksioneve të opozitës në luftën civile në Siri.

Gjashtë javë pas arrestimeve të bujshme, është ende e paqartë nëse Prokuoria e Krimeve të Rënda ka kryer hetimet e duhura në një kohë të mjaftueshme dhe të mbështetura në prova, apo kanë qenë veprime të nxituara të nxitura nga situate politike për të justifikuar punën e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Krimeve të Rënda.

Është Dielli Morava që në një intervistë për A1Report sjell historinë e djalit të tij të arrestuar, Verdi Morava dhe pretendimet se përse provat e prokurorisë nuk janë bindëse. Verdi Morava akuzohet si finacues i rrjetit, si edhe rekrutues.

Prokuroria e bazon akuzën në takimet dhe orientimet që i jep në aeroportin e Rinasit teksa nisen për në Turqi dhe me destinacion Sirinë, të Mustafa Kuçit, Ermal Doçit dhe Bledar Veshtit.

Lidhjet e Verdi Moravës me të akuzuarit e tjerë, Krimet e Rënda i bazojnë në komunikimin me Bujar Hysën, imami i arrestuar i Xhamisë së Mëzezit

Operacioni për arrestimin e grupit të rekrutimit të luftëtarëve për në Siri nisi në të gdhirë të 11 Marsit me arrestimin e Genci Ballës, imam i xhamisë së Unazës së Re, Bujar Hysa, imami i xhamisë së Mëzezit, Edmond Ballës, Zeqir Imerit, Verdi Moravës, Fadil Muslimani (Dervishi), Astrit Tola dhe Orion Reçit.

Të gjithë të arrestuarit janë në paraburgim dhe gjykatat për krimet e rënda në dy shkallët i kanë konfirmuar masën e arrestit pa afat.