Qyteti i Poliçanit konsiderohet një nga zonat me potencial të lartë resursesh dhe vetëm reforma e re administrativo-territoriale do të bëjë të mundur një menaxhim më të mirë të tyre, për të sjellë zhvillimin për qytezën. <br />Në këtë përfundim kanë arritur vendorët e këtij qyteti, sëbashku me ata të Insitutcionit të Prefektit të Qarkut Berat. Kombinati Mekanik në këtë qytet, aktivitetet e nxjerrjes dhe përpunimit të gurrit dekorativ, kultivimi dhe konservimi i prodhimeve të zonës, konsiderohen si resurset më të mëdha të kësaj zone, të cilat deri më sot nuk kanë dhënë të ardhura, si pasojë e një mardhënie jo efikase mes vendorëve dhe sipërmarrësve privat. Lëvizjeve demografike nuk i shpëtoi as qyteti i Poliçanit dhe fshatrave përreth ku deri në vitet 2000, ka patur një largim masiv të banorëve.<br />Poliçani dhe zonat përreth kanë ende shumë resurse turistike, bujqësore, blektorale dhe industriale, të cilat në një prespektivë të afërt do të mundësojnë që të fuqizohen të ardhurat e pushtetit vendorë, të cilat do të shërbejnë për cilësi në investime publike.