Tiranë- Opozita ka nisur përgatitjet për organizimin e protestave mbarë popullore kundër antikushtetueshmërisë së mazhorancës qeverisëse.<br />Kryetari i PD Basha duke folur sot në një tryezë me grupet e pakënaqura të interesit tha se "dyshja e oligarkëve Rama-Meta" po tejkalojnë çdo kufi dhe po krijojnë një zullum antidemokratik.<br />Basha paralajmëroi se nëse nuk reflektojnë, atëherë duhet të bëjnë gati valixhet dhe të largohen.<br />"Unë dua të shpreh sot përkushtimin tonë si opozitë politike, PD e aleatëve të saj për të ravijëzuar brenda një kohe të shkurtër një plan të qartyë masash të kësaj qeverie të zullumit që po traashet ti tregojmë me forcën e sovranit se ka një kufi të cilin nuk e kalon dot pa marrë përsipër të rrëzohet dhe të kthehet në një kosto për vendin dhe e papranueshme për qytetarët shqiptarë.<br />Protestat anembanë vendin këtu e në Tiranë do të kenë mbështetjen e opozitës. Lufta jonë në Parlament nuk do të reshtë ndonëse aty po ngushtohen dita ditës. Do i kujtojmë se vullnetin e shqptarëve nuk mund ta dëgjojnë një herë në 4 vjet por cdo ditë. Ndryshe të marrin valixhet e të ikin", tha Basha.