Surprise Me!

Fushë-Krujë, banorët të shqetësuar nga shpërthimet me tritol

2015-08-22 0 Dailymotion

Pjesë e jetës së banorëve të qytetit të Fushë-Krujës, prej kohësh janë bërë gjëmimet dhe shpërthimet që shkaktohen nga vendosja e lëndëve të eksplozivit.<br />Rastet janë të shumta ku përveç sulmeve personale, në vendosjen e tritolit janë përfshirë edhe dy institucionet më të larta në këtë qytet, bashkia dhe komisariati, i cili është goditur jo pak, por plot tre herë, në harkun kohor të katër muajve. Kjo situatë është kthyer në një problem madhor për banorët të cilët ndihen të pasigurt.<br />Por në opinionet e tyre, qytetarët shprehen se pjesë e kësaj situate aspak normale është edhe roli i gjyqësorit.<br />Rasti më i fundit i rregjistruar në Fushë-Krujë ka qenë mesanta e djeshme, ku një automjet tip furgon, i parkuar në qendër të qytetit shpërtheu si pasojë e vendosjes së një sasie të konsiderueshme tritoli.

Buy Now on CodeCanyon