Surprise Me!

Mbi 500 pallate mbeten jashtë procesit të legalizimit

2015-08-22 2 Dailymotion

Mbetja jetime e ndërtimeve pas vitit 2009 prek më së shumti zonat turistike midis tyre Velipojën.<br />Kryetari i komunës, Pash Ujka, i ka kërkuar Komisionit të Veprimtarive që të gjendet zgjidhje për këtë çështje, pasi në këtë zonë të gjitha ndërtimet janë realizuar gjatë kësaj periudhe.<br />Ndërkohë Shoqata e Ndërtuesve ngriti shqetësimin e mbi 500 pallateve që mbeten jashtë procesit të legalizimeve, për shkak të problemeve të ndryshme.<br />Deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, kërkoi që të bëhet një ligj gjithpërfshirës dhe askush të mos penalizohet.<br />Komisioni i Veprimtarive Prodhuese i mori parasysh kërkesat e grupeve të interest, të cilat pritet ti kalojnë ALUIZNIT, për të gjetur zgjidhjen përfundimtare.

Buy Now on CodeCanyon