Tirane-Komisioni i Sigurisë Kombëtare mes diskutimeve të shumta vendosi të ngrejë një grup kontrolli me 5 deputetë për verifikimin e ligjshmërisë së shkresës që drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika i ka dërguar vartësve të tij, me objekt: "Sekret/K?rkes?n Operative" nr. 1478, datë 2.12.2013, dërguar drejtorëve t? SHISH n? prefektura, ku kërkohet informacion mbi persona t? implikuar n? veprimtari antiligjore, t? emëruar n? pozicione drejtuese n? Policinë e Shtetit."<br />Opozita u largua nga komisioni i Sigurisë Kombëtare duke u shprehur kundër një kontrolli parlamentar në Shërbimin Informativ të Shtetit.<br />Deputeti Flamur Noka tha se komisioni duhet të thërrasë Kodhelin dhe të mos merret me përralla dhe çështje antiligjore. Por mazhoranca miratoi e vetme vendimin, ndërsa Spartak Braho paralajmëroi se do të kërkojë masa ndëshkimore për deputetin Noka.