POGRADEC- Vijonë me konfrontime aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje, mes punonjësve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe pronarëve të objekteve jo të ligjshme në Pogradec në aksin buzë liqenit në fshatin në fshatin Piskupat.

Sot janë konfrontuar fizikisht punonujësit e INUK dhe një pronari të një kalçetoje, pas kërëcnimeve të djeshme ku 5 gra kërcënuan se do të hidheshin nga kati i dytë i një lokali në pronësi të bashkëshortëve të tyre dhe si pasojë punonjesit u tërhoqën.

Pas përkeqësimit të situatës, është dashur ndërhyrja e policisë që ka ndaluar konfliktin.

Ndërkohë, vijon aksioni i prishjes së objekteve pa leje në Pogradec të ndërtuara buzë liqenit , sot në ditën e 3-të.