Tiranë- Në orën 12:00 një grup ish të përndjekurish ishin vendosur para komisiariatit nr 1 të Tiranës ku kërkonin lirimin e shokut të tyre, Kujtim Kaziu i cili rreth orës 10:00 tentoi të vetëdigjej me benzinë para Parlamentit.<br />Në komisariat shkoi dhe Avokati i Popullit Igli Totozani ku jashtë derës së godinës së policisë u përball dhe me indinjatën e ish të përndjekurve të cilët thonë se ende nuk kanë marrë asnjë këst dhe në këto kushte të vështira ekonomike do të tentojnë sërish të vetëdigjen.<br />Ky grup ish të përndjekurish që protestuan sot kanë qenë dhe pjesëmarrës të grevës së urisë të tetorit 2012.
