DIVJAKE - Akuzat e ish-kryeministrit Berisha në seancën e 17 prillit për avionët e trafikut të drogës që nisen nga zonat e Divjakës, për të cilët ai dhe ish-ministri i Mbrojtes, Arben Imami, akuzojnë qeverinë Rama më shumti kanë habitur banorët e Divjakës.

Kamera e A1Report ka shkuar në komunën e Rremasit, në aksin rrugor Pushim i shoferit --Karvasta nga ku aludohet nga ish-qeveria e mëparshme se niseshin avionet.

Banorët mohojnë të kenë parë apo dëgjuar për të tilla mënyra trafikimi të drogës nga ky aks rrugor.

Gazetari: Keni parë gjë ndonjë avion?
I intervistuari: Jo jo asgjë

Gazetari: Nuk besoni cfarë shkruajnë nepër media?
I intervistuari: Jo unë për vete jo një herë ndërsa të tjeret se di, unë s'kam degjuar gjë

Madje edhe infrastruktura që sipas Berishës është ndërtuar në këto zona për t'i shërbyer trafikut të drogës, sic është rruga Pushimi i shoferit-Karavasta është ndërtuar nga vetë ai gjatë kohës kur ishte kryeministër, duke asfaltuar rrugën e komunës që për 3 mandate drejtohet nga demokratët.
Rruga automobilistike që lidh komunat Gradishtë e Remas me Divjaken nga autostrada Lushnje - Fier, është ndërtuar dhe inaguruar në 15 shtator të vitit 2011 nën qeverisjen e Berishës.

Kreu i komunës Rremas, Agim Rredhi, përfaqësues i së djathtës në një intervitë për A1 Report shpjegon se investimet e rrugëve kanë sjell impakt pozitiv për zonën me afërisht 50 mijë banorë, ndërsa sa i përket mundësisë së trafikimit nga komuna që ai drejton, shprehet se ka organe përkatëse që merren me këtë punë.
"Jo nuk kam degjuar gjë. Mediat le të flasin çfarë të dojnë po perderisa skemi parë gjë me sy smund të besosh", u shpreh Rredhi.
Prej kohësh opozita lëshon akzua të forta në drejtim të mazhorancës së nga Divjaka nisen avionë më lëndë narkotike drejte vëndeve te bashimit europian.