Tiranë- Një ish i përndjekur politik tentoi të vetëdigjet para Parlamentit sot rreth orës 10:30 minuta.<br />Policia arriti ta neutralizojë në momentin Kujtim Kaziu hapi shishen (shishe e vogël plastike gjysëm litroshe) ku kishte benzinë dhe po tentonte të lyente trupin.<br />Kaziu ishte pjesë e një grupi ish-të përndjekurish që ishin vendosur para Parlamentit për të protestuar pasi pretendojnë se në listën e ish të përndjekurve që do të dëmshpërblehen janë futur persona që nuk janë fare të përndjekur politik.<br />Ata thonë se nuk kanë marrë asnjë këst dhe qeveria po i mban vetëm me fjalë.<br />Më pas Kaziu është shoqëruar në komisariatin numër 1, ku është mbajtur për dy orë. Pas kësaj ai është shprehur se akti i vetëflijimit,vjen si pasojë e kushteve të rënda ekonomike dhe mosmarrjen e kësteve sipas ligjit .
