Surprise Me!

Forumi Rinor i BDI-së ironizon Menduh Thaçin

2015-08-22 6 Dailymotion

Forumi rinor i BDI-së, sot afër qeverisë ka ironizuar paralajmërimin e PDSH-së se qoftë edhe me një deputet do të bëhet pjesë e qeverisë, duke improvizuar shpallje konkursi për ministra.

"Tre nga kriteret kryesore të konkurimit, janë si vijon: kandidati si dhe kryetari të ketë humbur në të gjitha ciklet e zgjedhjeve, ky është kusht i domosdoshëm, përparësi ka ai që ka humbur në lagjen ose fshatin e tij. Kandidati t'i jetë besnik kryetarit të partisë, edhe sikur ky të kërkojë të përplasë kokën në murë, përparësi ka ai qëka thyer njëhër tashmë kokën e tij. Kandidati të jetë llogaritar i mirë, ky është kusht që kërkohet nga kryetari i partisë. Ministrat do të menaxhojnë edhe pasurinë që do të përfitojë kryetari i partisë", thanë nga forumi rinor i BDI-së.

Reagimi ironik i forumit rinor të BDI-së vjen pas deklaratës së kryetarit të PDSH-së para qytetarëve në Dibër se partia e tij do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, madje edhe nëse fiton vetëm një deputet.

"Po t'ju pyesin si mund të hyjë Menduh Thaçi në Qeveri, o se kam gajlen e atyre, sa për ata si bëj hesap, vet, tek deputet do hyjë në qeveri dhe s'mund të bëjnë gjë ata", kishte thënë Menduh Thaçi, PDSH.

Në reagimin ironik të Forumi rinor të BDI-së, citohej edhe respekti i "ndërsjellë" mes ministrave dhe kryetarit të PDSH-së. Këta të parët, e kanë kategorikisht të ndaluar t'i thonë kryetarit të tyre se nuk mundem meqë pason shkarkimi, ndërkaq urdhërat e kryetarit nuk duhet injoruar dhe mospërfillur, pasiqë një gjë e tillë dëmton rëndë shëndetin e kryetarit. Adrian Kerimi

Buy Now on CodeCanyon