Zëvendësministri i Mbrojtjes Dritan Hila, shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë, Jeronim Bazo, drejtues të lartë të ministrisë dhe forcave të armatosura, veteranë të aviacionit dhe familjarë të dëshmorëve të kësaj force të ushtrisë, kanë përkujtuar 63 vjetorin e kriJImit të Aviacionit Luftarak Shqiptar. <br /><br />Helikopterët e bazës ajrore të Farkës kanë kryer një demonstrim ajror në këtë ceremoni. <br />Aviacioni Luftarak Shqiptar u krijua në 24 prill të vitit 1951 dhe është rritur e fuqizuar ndër vite në përshtatje me misionin dhe detyrat e caktuara. <br />Pilotët, teknikët dhe ushtarakët e zotë e të talentuar, i dhanë emër dhe krenari kësaj arme në të gjithë vendin, ndërsa 36 prej tyre kanë rënë në krye të detyrës.