Do të jetë padiskutim një nga momentet më të bukura. Sot fëmija që po pret çifti kryeministror Edi dhe Linda Rama mori dhe bekimin e veçantë të Papa Françeskut. <br />Pamjet që vijnë nga takimi i kryeministrit Rama me kreun e Vatikanit, tregojnë dhe momentin e veçantë kur gjatë përshëndetjes me delegacionin shqiptar Papa Françesku vë dorën mbi barkun e Linda Ramës duke bekuar kështu fëmijën kryeministor. <br />Me një përkujdesje që mund të ketë vetëm një klerik, Papa Françesku ka vënë dorën për disa caste në barkun e Linda Ramës dhe dicka ka përshpëritur si lutje dhe bekim për foshnjën që pritet të vijë së shpejti në jetë. <br />Në këtë takim çifti kryeministror shoqërohej edhe nga ministrat Mimi Kodheli, Lindita Nikolla e Ditmir Bushati.