Surprise Me!

Mbërrin në Shqipëri zemra e Ilia Karelit

2015-08-22 1 Dailymotion

Tiranë- Zemra e Ilia Karelit, shqiptarit të masakaruar për vdekje nga gardianët e burgut të Nigritas në Greqi, ka mbërritur në Shqipëri, gati një muaj pas ngjarjes makabër.
Zyrtarisht burime nga mjekësia-ligjore në Tiranë konfirmojnë se organi, i cili i mungonte 42- vjeçarit, ndodhet në këtë institucion për t'iu nënshtruar ekzaminimeve që do të kryehen nga specialistët shqiptarë.
Sëbashku me zemrën, në Tiranë kanë ardhur edhe dy inde mishi ,të cilat ishin shkulur nga krahu dhe dora e të ndjerit Kareli.
Të njëjtat burime saktësojnë se ekzaminimet do ti shërbejnë hetimeve të nisura kryesisht nga Prokuroria e Fierit, për rastin në fjalë.
Mësohet se familjarët e 42-vjeçarit nga Zhupani i Fierit,kanë kërkuar që ti kryhen ekzaminimet dhe më pas ti dorëzohen zemra dhe indet.
Kthimi i organit të Kareli vjen dy ditë pas nisjes për në Greqi të prokurorit Ardian Beu dhe ekspertit Zija Ismaili.
Materialet e the ra për ngjarjen pritet të vinë me letër porosi nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë që të bëhen pjesë e fashikullit hetimor.
Ilia Kareli apo Kudret Kume,siç njihej në Shqipëri, humbi jetën tragjikisht pas torturave të gardianëve grek në burgun e Nigritas.
Dhuna ndaj tij erdhi pas vrasjes nga 42-vjeçari të një gardiani në burgun famëkeq të Malandrinos.
Për ditë me radhë historia e Ilia Karelit ishte lajmi kryesor i mediave greke,ndërsa hetimet konfirmuan se vdekja kishte ardhur si pasojë e dhunës ushtruar ndaj tij.
Video të ndryshme u transmetuan në Greqi, ku vërtetohej ushtrimi i dhunës nga 14 gardianët e Nigritas.
Ndërkohë në ditët në vijim pritet të dalin dhe rezultatet kryera nga mjekësia-ligjore në Tiranë, për t'i krahasuar me atë të përfunduar në Greqi.

Buy Now on CodeCanyon