Vlorë- Skuadra e diplomatit amerikan Henry Jardine është ndalur në Vlorë, duke përshkruar rrugët e qytetit bregdetar dhe përcjellë mesazhin e mbrojtjes së tokës që vjen nën moton "jeto gjelbër".<br />Ai ka vizituar shkollën e mesme "Ali Demi", ku ishte organizuar edhe aktiviteti që lidhej me ndërgjegjësimin mbi edukatën mjedisore.<br />Pas mbjelles së disa luleve në kuadër të turit të ndërmarrë, zëvendës ambasadori amerikan Jardine, ka vazhduar itinerarin e tij drejt Llogarasë, ku stacioni i fundit do të jetë qyteti tjetër bregdetar i Sarandës.