Shpërndarja e lëndëve narkotike në ambientet shkollore ka shërbyer si shkëndijë për ti vënë flakën debatit të ndezur mes Prefektit dhe Bashkisë së Tiranës.
"Tirana nuk është në hartën e vendeve problematike sa i takon kultivimit të lëndëve narkotike edhe pse ka raste sporadike kur policia ka ndërhyrë. Më problematik është fakti i trafikimit dhe përdorimit të këtyrë lëndëve të dëmshme për shëndetin për nëpër institucione arsimore, ku shitësit ambulant kanë gjetur një oaz për biznesin e tyre, pasi policia bashkiake edhe pse i është kërkuar në shumë raste të ndërhyjë nuk ka qenë e vëmendshme. Zonat më problematike në qarkun e Tiranës sa i takon kultifivimit të lëndëve narkotike mbeten Baldushku, Bërzhita, Zall -- Herr, Vaqarr, Ndroq, disa zona pranë Vorës, fshati Shën Gjergj etj, ku janë kapur mbi 200 rrënjë, ndërsa janë arrestuar dhe proceduar përgjegjësit. Kryetarët e komunave të djathta edhe pse kanë marrë ftesa nuk kanë pranuar të jenë pjesë e këtij takimi, i cili në thelb do të ketë diskutime mbi mënyrën se si duhet të qaset kjo problematik që ndikon në sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve të Tiranës" deklaroi prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi.
Kjo deklaratë e prefektit Vorpsi në tryezën e zhvilluar me policinë ka sjellë një reagim të ashpër të Bashkisë.
"Prefekti, "vegël" e Ramës për bllokimin e buxhetit, flet sot për bashkëpunim. Injoranca e prefektit nuk njeh kufi. Policia Bashkiake nuk ka asnjë kompetencë për të kontrolluar trafikun e drogës dhe shpërndarjen e saj në shkollat e Tiranës e cila është kthyer në një shqetësim të jashtëzakonshëm muajt e fundit dhe as kultivimin e saj në komunat përreth Tiranës. Prefekti zhvesh nga përgjegjësia përgjegjësit e kësaj situate dhe sulmon Bashkinë e Tiranës, ndërsa qytetarëve të saj u ka mohuar çdo shërbim duke u bllokuar buxhetin"tha Vorpsi.
Brenda pak minutash replikat kanë pasuar replikat ku dy institucionet kanë shigjetuar pa mburojë njëri-tjetrin.
"Prefekti i Qarkut Tiranë i përcjell me neveri deklaratat e Bashkisë së Tiranës, e cila duke përdorur një gjuhë të papranueshme ndaj drejtuesit të një institucioni shtetëror, i largohet gjithnjë e më shumë përfaqësimit të kryeqytetasve. Këto deklarata bëhen edhe më banale, kur kjo gjuhë përdoret nga ana e një institucioni të zgjedhur vendor, institucion ky që nuk i është përgjigjur asnjëherë ftesave zyrtare të Prefektit për të biseduar mbi problematikat dhe zhvillimet e Qarkut".
Më pas erdhi dhe reagimi i Bashkisë:
"Bashkia e Tiranës i ka bërë thirrje dhe pret bashkëpunimin e drejtorisë rajonale të Policisë, për lidhjen e imazherisë së këtyre kamerave me Dhomën Operacionale të Policisë së Shtetit në Tiranë. Sot, nxënësit dhe qytetarët e Tiranës presin nga prefekti zhbllokimin e buxhetit i cili parashikon përmirësimin e kushteve në shkolla, kopshte dhe çerdhe, ndërtim të rrugëve, shtim të hapësirave të gjelbra, përmirësim të cilësisë së jetës së tyre"
Pas debatit për buxhetin dhe Bulevardin, Prefekti dhe Bashkia gjejnë edhe një tjetër llogore, ku armët s...