Surprise Me!

Heshtje zgjedhore në Maqedoni, votojnë të sëmurët dhe të burgosurit

2015-08-22 0 Dailymotion

Në prag të rrethit të dytë të nesër të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë sot është heshtje zgjedhore. Sot votojnë shtetasit e Maqedonisë të cilët jetojnë apo qëndrojnë jashtë vendit, të sëmurët dhe të pamundurit, të burgosurit, personat në arrest shtëpiak dhe personat e zhvendosur brenda vendit.<br /><br />Për votim në këto zgjedhje, sipas informatave të KSHZ-së, janë paraqitur rreth 4.000 të sëmurë dhe persona të pamundur. Ndërsa nesër, në 3.480 vendvotime në Maqedoni në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale mund të votojnë 1.779.572 votues, përderisa në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Listën zgjedhore janë regjistruar 1.780.128 votues. Qytetarët votën e tyre mund ta japin për dy kandidatët për president të vendit dhe për 14 lista të kandidatëve për deputetë.<br /><br />Në garën për 123 vende deputetësh në gjashtë njësi zgjedhore në vend dhe tre në vendet e huaja janë 1.402 kandidatë nga 14 lista të dorëzuara nga pesë koalicione dhe nëntë parti politike.Deputetët zgjedhen sipas modelit proporcional në Maqedoni, ndërsa sipas shumicës në diasporë.Territori i Republikës së Maqedonisë është i ndarë në gjashtë njësi zgjedhore dhe në secilën prej tyre zgjidhen nga 20 deputetë. Ndërkaq për president do të zgjedhet kandidati i cili në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të fitojë më së shumti vota, me kusht që në votim të dalin së paku 40 për qind e trupit të përgjithshëm votues. Benjamin Arifi

Buy Now on CodeCanyon