Tiranë- Kanë lënë mënjanë debatet në distancë dhe sot kanë bërë paqe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika

"Inteligjenca dhe Demokracia", seminari me këtë temë i ka bërë bashkë drejtuesit e dy institucioneve të përfshira në një përplasje të fortë në lidhje me akuzat për implikim të ushtrisë në trafik droge.

I ulur në krah të ambasadorit amerikan Aleksandë Arvizu, kreu i SHISH ka qënë pjesë e këtij seminari ku është nënvizuar rëndësia e shërbimeve të inteligjencës por edhe ruajtja e sekretit.

Në seminarin e organizuar sot në ministrinë e Mbrojtjes, ministrja Mimi Kodheli tha se "kur flasim për "shërbime të inteligjencës" menjëherë na shkon mendja tek "sekreti".