Përveç kryeministrit, asnjë nga deputetët e qarkut të Vlorës nuk është dukur me në terren pas përfundimit të zgjedhjeve qëndrore. <br />Kështu janë shprehur banorët e qytetit bregdetar të cilët kanë vijuar se problemet e tyre vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje, ku nga më të mprehtat veçohen ato në zonat rurale, rrugët, ujësjellësat dhe energjia elektrike mbeten shqetësimet primare.<br />Që prej vitit 1997, në qarkun e Vlorës , çdo deputet ka pasur një zyrë të përbashkët, ku çdo të premte qytetarët kishin mundësi të prezantonin problemet e tyre. <br />Aktualisht në Vlorë , përveç zyrës së kryeministrit, ku akumulohen qindra ankesa në ditë , asnjë nga deputetët e tjerë të qarkut të Vlorës, të majtë apo të djathtë, nuk kanë asnjë derë të hapur ku qytetarët mund të trokasin.
