Surprise Me!

A1 Report - Nisma Adriatiko-Joniane, Rama e Meta: Pjese edhe Prishtina e Shkupi

2015-08-22 2 Dailymotion

TIRANE - Ka nisur punimet në Tiranë Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve Anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane. Në aktivitetin e organizuar në "Hotel Tirana", kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij vuri theksin në rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, ndërsa shprehu rëndësinë e kësaj nisme.

Rama ndërkaq, tha se me rëndësi është edhe përfshirja e Prishtinës dhe e Shkupit në këtë nismë.

"Është me rëndësi propozimi për përfshirjen e Prishtinës dhe Shkupit në nismën Adriatiko-Joniane. Kjo nismë është një urë për të ndërlidhur aktorët e niveleve të ndryshme në bashkëpunime të reja, dhe për të bashkëvepruar në prioritet për integrimin europian. 2014, është i pari vit në rajon pa konflikt. Paqja kërkon një kohë të re bashkëpunimi. Synojmë një zhvillim të harmonizuar rajonal. Nënvizoj projektin e gazsjellësit TAP, dhe them se nuk ka kohë për të humbur për implementimin e këtij projekti të madh. Qeveria shqiptare mbështetet tek bashkëpunimi rajonal. Politika e secilit vend të Ballkanit duhet të jetë në bashkëpunim në garantimin e sigurisë energjetike.

Përsa i përket infrastrukturës, përmend rëndësinë që e japim projektit të ndërlidhjes, me korridorin blu, që ndërlidh brigjet tona, mes Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës, e më pas Slloveni e Itali. Është sfidë e përbashkët të gjejmë rrugët e drejta dhe instrumentet e duhur për të dhënë hapësirë kësaj situatë paqeje", tha kryeministri Rama.
Ndërkaq, edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, theksoi rëndësinë e përfshirja e Prishtinës dhe e Shkupit në nismën Adriatiko-Joniane, si një hap për rritjen e parametrave të stabilitetit në rajon.

"Duhen politika edhe më realiste dhe bashkëpunim, dhe ne besojmë në forcimin e bashkëpunimit rajonal. Gjatë viteve të fundit Shqipëria dhe vendet e rajonit kanë pasur bashkëpunim në rritje. Presidenca e nismës krijoi sinergji me BE për miratimin e strategjisë së BE për rajonin tonë adriatiko-jonoian. Ne përfaqësojmë një hapësirë të rëndësishme strategjike në rajon.
Ne besojmë se forca e kësaj nisme qëndron tek dimensioni europian e saj. Mbështetim parimin e gjithëpërfshirës dhe konkretizimin e nismave rajonale. Përfshija e Shkupit dhe Prishtinës në këtë nismë do të ishte me rëndësi, edhe për rritjen e parametrave të stabilitetit në rajon", tha Meta.

Ndërkaq, në përfundimit të Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve është miratuar deklarata e përbashkët e nismës Adriatiko-Joniane.

Buy Now on CodeCanyon