TIRANE - Zbadhen detajet për vrasjes e 38-vjeçarit Aurel Zenka, mbrëmjen e të premtes në afërsi të fushës Ali Demi në Tiranë. Pronari i një lokali në zonën e ish-Bllokut, kishte shkuar për të hyrë garant për shokun e tij Edison Kajtazi, për 20 mijë eurot që ky i detyrohej Agron Goxhajt.

Zenka kishte njohje me të dy, ndaj dhe mesditën e të premtes kishte shkuar serbes në një lokal për t'u takuar me ta.

Sipas policisë, paratë rridhnin nga një aktivitet i jashtëligjshëm, ndërsa shuma ishte pranuar si detyrim nga Kajtazi.

Bisedat nuk kanë shkuar mirë, dhe Zenka është përfshirë në konflikt duke u konfrontuar edhe fizikisht me Goxhajn, që kërkonte prej Kajtazit paratë sa më shpejt.

Kur janë ndarë për të shkuar në shtëpi, Zenka dhe Goxhaj janë konfrontuar sërish. Policia ka siguruar 6 gëzhoja në vendngjarje dhe një fishek të paplasur. Për pasojë ka mbetur i plagosur Goxhaj dhe është vrarë Zenka.

24 orë pas ngjarjes, në një apartament në Durrës janë arrestuar 5 të dyshuarit për vrasjen Enton Ibrahimi, Alket Halitajn, Artan Hasanin, Andi Veshin dhe Agron Goxhajn.

Më herët ishte arrestuar Besnik Mansaku dhe të djelën po në Durrës, është arrestuar Edison Kajtazi.

Policia ka vënë në pranga të gjithë personat e përfshirë në konflikt, ndërsa i mbetet Gjykatës së Tiranës që në masat e arrestit të vlerësojë kush prej tyre ka lidhje me vrasjen dhe të qëndrojë në qeli dhe kush do ndiqet në gjëndje të lirë.