Surprise Me!

A1 Report - Shqetesohet Rusia, trupat e SHBA dhe NATO i afrohen kufirit

2015-08-22 4 Dailymotion

MOSKE - Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Chuck Hagel, i ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rritjen e paprecedentë të aktivitetit ushtarak të SHBA dhe NATO-s pranë kufirit me Rusinë, në një kohë që kriza në Ukrainë po vjen në rritje.<br /><br />Ai theksoi se ky aktivitet është shoqëruar edhe me deklarata "provokuese" mbi nevojën për të frenuar Rusinë. Gjithashtu ministri Shoigu njoftoi homologun e tij amerikan se trupat ruse ishin kthyer në pozicionet e tyre të përhershme, por nuk tha nëse numri i përgjithshëm i trupave ruse të vendosura në rajon ishte reduktuar.<br /><br />Nga ana tjetër Departamenti amerikan i Mbrojtjes deklaroi se Ministri rus Shoigu kishte dhënë garanci se Moska nuk ka në plan të pushtojë Ukrainën. SHBA kanë vendosur trupa shtesë në Europën lindore për të garantuar aleatët e NATO-s dhe i kanë vënë Rusisë sanksione të reja si përgjigje ndaj veprimeve të saj në Ukrainë.

Buy Now on CodeCanyon