FUSHE-KRUJE- Unaza e qytetit të Fushë-Krujës ndonëse zyrtarisht quhet e përfunduar prej më shumë se 1 viti e gjysmë, realiteti flet të kundërtën.

Punimet në këtë aks rrugor kanë mbetur peng i fondeve, teksa rreth 800 metra rrugë ende vijon të jetë e pashtruar edhe me asfalt.

Por situata në këtë segment rrugor bëhet e vështirë në ditët me shi, ndërsa realiteti pranohet edhe nga drejtuesit e bashkisë Fushë-Krujë, të cilët ngrenë supet për këtë situatë.

Nëpërmjet këtij segmenti lëvizin të gjitha mjetet që udhëtojnë në drejtim të Tiranes, Durrësit, Shkodrës dhe fshatrave të Fushë-Krujës.