Ngritja e pikave të grumbullimit është një nga avantazhet e skemës së re të subvencioneve për fermerët. Një udhëzim i ri i dal pak ditë më parë nga dy ministritë, ajo e Bujqësisë dhe Financave për procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit për programin e bujqësisë dhe zhvillimit rural tregon se fondi i këtij viti është 55 % më i madh se një vit më parë. <br />Muhamet Baboçi, nën cilesinë e përgjegjësit të sektorit të Shërbimit Këshillimor pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Fier tha, se nxitja e bashkëpunimit me fermerët dhe teknologjive bashkëkohore tenton drejt rritjes së të ardhurave. <br />Skemat e mbështetjes në bujqësi për vitin 2014, janë prezantuar për edhe në rrethin e Beratit, ku fermerët janë njohur me mundesitë që tashmë kanë për të qënë përfitues në shumë prej sektorëve të bujqësisë, blektorisë, fruitkulturës, teknologjisë, serrat, etj. <br />Në takimin informues që është zhvilluar mes përfaqësuesve të Agjensisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe fermerëve të rrethit të Beratit, Spartak Harizi, në cilësinë e inspektorit, ka dhënë dhe detajet mbi dokumentacionin, që duhet të plotesojnë fermeret për të përfituar nga këto skema, ku në këtë qark fushat më të spikatura janë, serrat dhe prodhimi i ullirit.