TIRANE- Një auditim i realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Ministrinë e Energjetikës për ligjshmërinë dhe rregullshmërinë e koncesioneve në periudhën 01.10.2011 deri më 31.12.2012, ka treguar se buxhetit të shteti i është shkaktuar një dëm prej 6.8 milionë euro. Abuzimet me koncesionet e mëdha gjatë qeverisjes "Berisha", dhe niveli i ulët i realizimit të investimet e koncesioneve kanë shkaktuar një dëm ekonomik në 956 milionë lekë.

Sipas autidimit të realizuar nga KLSh, nuk janë zbatuar kushtet e kontratave përkatëse për realizimin e të ardhurave dhe për penalitetet, në rastet e mosarritjes së tyre.

Lidhur me këtë situatë, KLSH për koncesionet e hidrocentraleve rekomandon rishikimin e strategjisë kombëtare për ndjekjen dhe monitorimin e këtyre koncesioneve. Ndërkaq, i kërkohet ministrisë së Energjisë dhe Industrisë të marrë masa për krijimin dhe plotësimin e regjistrit të koncesioneve, si dhe të një database ku të pasqyrohen të dhënat për të gjitha koncesionet e dhëna.

RAPORTI I PLOTE I KLSH PER KONCESIONET
KLSH përfundoi auditimin në Ministrinë e Energjitikës dhe Industrisë (MEI), me objekt: "Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë ekonomiko-financiare për koncesionet në periudhën 01.10.2011 deri më 31.12.2012". Përmes Vendimit nr.8 datë 10.02.2014 të Kryetarit të KLSH është përcjellë Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe Rekomandimet e KLSH, me shkresën nr. 478/25 datë 14.02.2014 për MEI. Me shkresën nr. 1132/4, datë 10.04.2014, Ministria e Energjitikës dhe Industrisë njofton se ka hartuar planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve të KLSH.

Nga auditimi, KLSH ka konstatuar një dëm ekonomik për 956 milionë lekë, ose afërsisht 6.8 milionë Euro, e konkretisht:

1. U konstatua një nivel i ulët i realizimit të investimeve për shumë nga koncesionet e dhëna. Për këtë mosrealizim në afatet e parashikuara sipas kontratave koncesionare, janë llogaritur penalitete në masën 10 % të vlerës së investimit të munguar, të cilat duhet të arkëtohen nga 10 shoqëri koncesionare në shumën 578 milion lekë.

2. Nuk është përllogaritur, kontabilizuar dhe kërkuar nga Autoriteti Kontraktor detyrimi i dy shoqërive koncesionare në fushën e bakrit, gjithsej në shumën 253 milion lekë.

3. Nga auditimi i monitorimit të kontratave për periudhën objekt auditimi, rezultoi mungesë e llogaritjes dhe e arkëtimit të penaliteteve në masën 0.005% t? vler?s s? investimit p?r çdo dit? vones?, kjo në rastet e paraqitjes me vonesë të projekt zbatimit të kontratave koncesionare, për faj të koncesionarit, por që nga Autoriteti Kontraktor nuk janë marrë masa ndaj koncesionarëve për zbatimin e këtij kushti të kontratës dhe penalizimin e 13 shoqërive koncesionare, gjithsej në shumën 85 milion lekë.
4. Kompanitë koncesionare përkatëse nuk janë penalizuar për mosrealizim të prodhimit vjetor, sipas kushteve të kontratës. Nisur nga ky fakt, për mosrealizim të prodhimin vjetor, i parashikuar sipas kontratave koncesionare, janë llogaritur penalitete në shumën 39 mili...