Surprise Me!

Fyle: Situata në Maqedoni e komplikuar

2015-08-22 0 Dailymotion

Komisioneri për zgjerim Shtefan Fyle e ka cilësuar si të komplikuar situatën në Maqedoni pas zgjedhjeve të 27 prillit. Në një deklaratë për agjencinë shtetërore MIA, Fyle tha se vendi ka nevojë për një proces gjithëpërfshirës, në mënyrë që të shoshiten mosmarrëveshjet dhe Maqedonia të vazhdojë rrugën e integrimeve.

"Fatkeqësisht, situata është e komplikuar. E dini se vlerësimi i OSBE/ODIHR-it është gjithëpërfshirës edhe për zgjedhjet e mëparshme, por për fat të keq, autoritet në vend nuk iu kushtuan vëmendje të posaçme dhe nuk ia dolën të shmangnin pasojat nga këto çështje të pazgjidhura. Njëkohësisht shpresoj shumë që në emër të afrimit të vendit ndaj Bashkimit Evropian, do të sigurohet një proces gjithëpërfshirës me qëllim që të zgjidhen këto çështje dhe në të ardhmen të mos ballafaqohemi me dukuri të njëjta", është shprehur komisioneri evropian Shtefan Fyle.

Nga ana tjetër zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi theksoi se asnjë sfidë me të cilën ballafaqohet vendi, nuk është më e madhe se sa përkushtimi për anëtarësimin e plotë në BE.

"Shpresojmë se këtë vit do të marrim sërish rekomandimin për fillimin e bisedimeve dhe presim nga Këshilli Evropian që ky rekomandim të shndërrohet në datë konkrete për fillimin e bisedimeve, ashtu sikurse vitin e kaluar patën një proces të suksesshëm të integrimeve të rajonit", tha Fatmir Besimi, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Por euro-deputeti Jorgos Shacimarkaqis, përmes një letre ka kërkuar nga presidenti i Parlamentit Evropian Martin Shulc, që të pezullohet statusi kandidat për anëtarësimin e vendit në BE. Në letrën e tij Shacimarkaqis thekson së kryeministri Gruevski me politikat e tij nacionaliste, po e kthen shtetin prapa. Sipas tij, vitet e fundit Maqedonia po bën progres teknik, por jo edhe politik, pasi në vend të përmirësimit, dialogu politik po përkeqësohet. "Pjesa më e madhe e përgjegjësisë për marrëdhëniet jo të mira mes BE-së dhe IRJM-së bazohen tek kryeministri Gruevski, i cili në vend që ta ndihmojë shtetin të përparojë, vazhdimisht e kthen prapa" ka theksuar Shacimarkaqis. Semra Jakupi

Buy Now on CodeCanyon