BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerimin e BE, Stefan Fyle ka shprehur besimin se në qershor liderët e BE-së, do të miratojnë përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian.

Këtë deklaratë Fyle e ka bërë gjatë ceremonisë së 10-vjetorit të pranimit në BE të disa vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore, duke shtuar se edhe disa shtete Lindore presin "perspektivën evropiane".

"10 vjetori i zgjerimit që nga viti 2004 është një moment shumë i veçantë . Unë jam i kënaqur për t'u bashkuar me Presidentin i cili tashmë e përmendur sukseset që zgjerimi sjell. Më lejoni të shtoj disa specifika më shumë", - u shpreh Fyle.

Zgjerimi i mëtejshëm i BE-së, është shprehur Fyle, është një politikë kyçe e Bashkimit Europian pasi nxit reformat dhe gjithashtu është një instrument i forcimit të sigurisë.

"Zgjerimi është në ADN-në e Evropës", -është shprehur komisioneri Fyle përgjegjës për zgjedhimin e BE.

"Ajo është instrumenti më i fuqishëm i transformimit, shërben si një nxitje të fortë për reformat. Zgjerimi është edhe mjeti më efektiv dhe më i fuqishëm që ne kemi për forcimin e sigurisë",- ka vijuar Fyle.