"Liria e medias në Shqipëri e Kosovë është pjesërisht e lirë" Kjo është ajo që thuhet në raportin e fundit të organizatës ndërkombëtare "Freedom House" ditën e sotme, në raportin e përvitshëm mbi lirinë e medias.

Që të dyja shtetet janë të pozicioniara në vendin e 98. Krahasuar me një vit më parë në pozicionin e raporit Shqipëria ka humbur dy pozicione përkatësisht nga vendi i 96. Sa i përket Kosovës vihet re një përmirësim i lehtë në tabelën pozicionale, ku nga vendi i 102, tashmë renditet në vendin e 98.

Megjithatë që të dyja vendet gjenden në të njëjtën kuotë pikësh si vitin e kaluar, 49, ku shkalla 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa shkalla 100 është pika më e ultë.

Sa i përket vendeve të rajonit Serbia është e 74-ta, Mali i Zi në vendin e 78-të, Kroacia në vendin e 83-të, me të njëjtin vlerësim, liri e pjesshme e medias.

Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia radhiten pas Shqipërisë dhe Kosovës në vendin 103, përkatësisht 122, por po ashtu me liri të pjesshme të medias.

Freedom House thekson në raport se liria e medias ka shënuar rënien më të madhe në dekadën e fundit. Sipas raportit vetëm një në shtatë njerëz jeton në vendet me media të lirë.