TIRANË - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar pasuritë e Marjon Mitros dhe dy kushërinjve Andon dhe Gënis Mëhillaj të akuzuar për përfshirjen në një bandë që vendoste eksplozivë si dhe kryente vrasje me pagesë.

Përveç akuzave për akte terroriste, vrasje dhe sigurim të mjeteve për kryerjen e vrasjeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton ndaj personave në akuzë dhe verprën penale të pastrimit të parave.

Sekuestrimi i pasurive për Mitron dhe kushërinjtë Mëhillaj ka përfshirë prona të tyre në qytetin e Tiranës, Vlorës dhe Orikumit.

Burime nga Krimet e Rënda thanë për "A1Report!" se në sekuestrimet e kryera bëhet fjalë për 7 apartamente, 3 troje, 15 llogari bankare si dhe një vilën në pronësi të Andon Mëhillajt, pronë mbi të cilën u hodh dhe një sasi tritoli pak ditë pas vetdorëzimit të Andonit.

Po të njëjta burime saktësuan se ende nuk ka përfunduar procesi i sekustrimit të aseteve të këtyre shtetasve të përfshirë në veprimtari kriminale, ndërsa vlera e sekuestruar deri në këto momente i kalon dy milionë euro.

Kushërinjt Mëhillaj nga Vlora me Marjon Mitron dhe në baëshkëpunim me vrasësin Julian Sinanj, ekzekutuan dhe Sokol Veizajn në Orikum.

Për këta shtetas, Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjati dhe afatin hetimorë me tre muaj të tjerë, ndërsa ende rezulton në kërkim Genis Mëhillaj, për të cilin policia e shtetit deklaron se ka të dhëna se është larguar jashtë Shqipërisë.