Tirane- Sondazhi i zhvilluar prej Institutit Eunacal mbi punësimin e të rinjve rrëzon prioritetin e qeverisë për të rritur punësimin nëpërmjet shkollave profesionale.

Alban Nela shpjegon se tregu i punës në Shqipëri preferon persona që të kenë shkollën e lartë dhe masterin.

Ndërkohë në krahasim me rajonin Shqipëria ka nivelin më të lartë me rreth 36% e të rinjve të cilët nuk arrijnë të gjejnë një punë.

Por çfarë dege duhet të zgjedhim për të pasur një punë të sigurt? Në bazë të studimit inxhineria matematike dhe ajo informatike janë më të kërkuarat në treg.

Një tjetër e dhënë interesante e këtij sondazhi është edhe fakti se për të rinjtë është e vështirë të gjesh një vend pune, femrave u kërkohen edhe favore seksuale.

Një tjetër e dhënë që tërheq vemendjen në këtë raport janë edhe bindjet politike, që sipas të anketuarve kanë rëndësi në 47 % të rasteve për të filluar një punë.

Ky sondazh ka anketuar on-line 10 mije të rinj deri në moshën 29 vjec në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe Bosnjë Hecergovinë.