Vlorë - Ka kërkuar përkrahjen e instancave shtetërore, për t'u përkujdesur për foshnjen e saj, por Klodiana Rakipaj nuk është përkrahur nga askush. Nëna e re, e cila ka vetëm 40 ditë që ka sjellë në jetë një foshnje, për shkak të kushteve ekonomike ka qënë e detyruar t'i drejtohet shtëpisë së fëmijës në Vlorë, por për çudi në vend të ndihmës asaj i është "përplasur" dera në fytyrë.<br />E ndërsa mjerimi dhe skamja e kanë detyruar këtë nënë të re, të heqë nga krahët foshnjen e saj, proceduart për përkujdesje duhet të kalojnë më parë nga Këshilli Bashkiak. Nënë e tre fëmijëve, Klodiana endet rrugëve e papunë, ndërkohë që sëmundja e bashkëshortit të saj, rëndon edhe më shumë gjendjen e kësaj familje. Por për t'i ofruar një mënyrë jetese në të mirë fëmijës së saj të sapo ardhur në jetë, çuditërisht të gjitha organet shtetërore në Vlorë ngrejnë supet.<br /><br />Përballë një jete të tillë plot probleme dhe peripecish që fati kishte rezervuar për të, Klodiana duket se tashmë është dorëzuar përfundimisht. Dashuria e saj për fëmijën, e detyron këtë nënë të kërkojë një strehëz, e cila do e mbajë fëmijën larg syve dhe krahëve të saj, por të paktën do të jetë e sigurt. Vitet e fundit në qarkun e Vlorës fëmijët e lënë për përkujdesje pranë shtëpisë së fëmijës ka shënuar rritje, ku shumë janë raste të ngjashëm me historinë e Klodianës, e cila duhet mbështetur duke eleminuar në këtë mënyrë edhe ndonjë ngjarje të dhimbshme për fatin e vogëlushes.