FIER -- Disa persona të armatosur dhe me maska kanë sulmuar dje punonjësit e ujësjellësit të Kafarajt, me qëllimin për t'u vjedhur sendet personale.

Pasi u kanë vjedhur punonjësve paratë që kishin me vete, kanë marrë edhe një makinë të parkuar jashtë dhe janë larguar.

Policia ka ngritur menjëherë postblloqe për të ndaluar grabitësit ndërsa hetues dhe drejtues të Ujësjellësit kanë shkuar menjëhërë në vendngjarje për të hetuar rastin.

"Grabitësit," - sipas Drejtorit të Ujësjellsit Fier, Salarian Toto, kanë terrorizuar punonjësit duke qëlluar me armë në ajër dhe me pas u kanë marrë paratë e celularët e sende të tjera."