Surprise Me!

A1 Report - Ganaj: Greta Koçi dhe 303 zyrtare lane postet pa deklaruar pasurine

2015-08-22 2 Dailymotion

TIRANE - Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolit të Pasurive i lë ultimatum 1 javë (deri më 10 Maj) të gjithë ish-zyrtarëve të cilët pas largimit nga funksioni nuk kanë bërë deklarimin e pasurisë në përputhje me ligjin.

Përmes një njoftimi zyrtar, ku është publikuar dhe lista e plotë eme 304 ish-zyrtarë, theksohet se nëse nuk deklarohet pasuria deri më 10 Maj do të ketë sanksione dhe gjoba. Mes tyre janë emra si

Këngëtarja Greta Koçi, në atë kohë zyrtare në Ministrinë e Brendshme,
Zhani Ciko, ish-drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit,
Sahit Dollapi, administrator shtetëror i CEZ- Shqpërndarje,
Komandanti i Gradës i akuzuar për ngjarjet e 21 Janarit, Ndue Prendi;
Drejtori i Agjencisë së Kthim Kompensimit të Pronave, Avenir Peka;
Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror Brunilda Dulja;
Zëvendësministri I Shëndetësisë Bardh Spahia;
Koordinadori Kombëtar në Kryeministri Gaqo Apostoli dhe këshilltarja Ekonomike Majlinda Hakani;
Avokati i Shtetit Bashkim Guri; Ambasadori në Arabinë Saudite Admirim Banaj;
Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror, Aleksandër Shanaj;
Drejtori i Institutit të Monumenteve Apollon Barçe
Drejtori Drejtorisë në KLSH, Florion Bregasi.

Në rast mosdeklarimi ILDKPKI u kujton 304 zyrtarëve gjobat nga 50.000-100.000 lekë të rinj për shkeljen që përbën edhe vepër penale.

NJOFTIMI I PLOTE I ILDKPKI
Nga rakordimet e kryera në Regjistrin Themeltar të subjekteve deklarues në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), me qëllim saktësimin e subjekteve që mbartin detyrim për deklarim të interesave private është verifikuar se nuk rezulton të jenë dorëzuar në ILDKPKI deklaratat pas largimit nga funksioni për subjektet sipas listës:

Dorëzimi i deklaratës së interesave private "Pas Largimit nga funksioni" është detyrim ligjor i përcaktuar në nenin 7/1 të ligjit 9049, datë 10.4.2003, "Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë", i ndryshuar. Në pikën 3 të këtij neni përcaktohet se:"Deklarimi kryhet jo më vonë se 15 ditë nga data e largimit nga funksioni".

Për sa më sipër, Ju kërkojmë që brenda datës 10.05.2014 , të dorëzoni të plotësuar formularin përkatës, si edhe të jepni përgjigje sqaruese për mosplotësimin e këtij detyrimi sipas afateve të përcaktuara në ligj.

Për zyrtët të cilë janë në listpritje apo të pezulluar duhet të dorëzojnë ose formularin pas largimit ose atë periodik vjetor për vitin 2013.

Formulari "Pas largimit nga funksioni", pasi të plotësohet në mënyrë elektronike (me kompjuter) sipas kërkesave ligjore, duhet të dërgohet në Inspektoratin e Lartë nëpërmjet shërbimit postar brenda datës së kërkuar, në adresë: "ILDKPKI, Rr. "Reshit Çollaku", Tiranë".

Ju bëjmë me dije se në bazë të sanksioneve të përcaktuara në nenin 40 të ligjit nr. 9049, datë10.04.2003, i ndryshuar, për mosdeklarimin periodik në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i l...

Buy Now on CodeCanyon